FOTO/ Samiti në Bruksel, Rama takohet me zv/presidenten e Komisionit Europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE. Kreu i qeverisë ka zhvilluar edhe një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në nisje të agjendës Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola. Samiti fokusohet te Paketa e Zgjerimit 2025 dhe te Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, që synon afrimin ekonomik dhe përshpejtimin e reformave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?