FOTO/ Set fotografik në Antarktidë, ja nusja me dhëndrin që sfidojnë të ftohtin

Dasmë në mes të të ftohtit dëborës dhe pinguinëve. Një nuse e cila nuk ishte e kënaqur me fotot e bëra vetëm në një kishë, mendoi që të realizonte disa të tjera dhe zgjodhi një koloni pinguinësh në Antarktidë si sfond.

Personazhi televiziv me origjinë nga Tajvani, por që jeton në SHBA, Janet Hsieh u martua me aktorin britanik George Young. Ajo vendosi që këto foto kaq të bukura të dasmës së saj të vecantë t’i publikojë në Instragm.

36-vjeçarja, e cila gjithashtu punon si një aktore dhe modele, ka thënë për “Q & A site Quora”, se ajo u frymëzua që të shkonte në kontinentin e bardhë, pasi e kishte parë nga larg atë gjatë një udhëtimi në Ushuaia, Argenina.

Pasi u fejua me Young, ajo nisi kërkimet dhe zbuloi se në Antarktidë kishte një kishë, në ishullin King George. Kështu që nusja së bashku me dhëndrin shkuan të martohen atje në një ceremoni të shkurtër që zgjati rreth 15 minuta.

Ishte e magjishme. Nuk ishte shumë ftohtë, ashtu siç mendojnë të gjithë”, shprehet nusja mjaft e emocionuar nga dasma e saj.

/BW

SHKARKO APP