FOTO/ Si të dalloni që produktet e konsumit të përditshëm janë cilësore ose jo

Ngjarjet e ditëve të fundit, si zbulimi i rasteve të përdorimit të substancave OMGJ për rritjen e shpejtë të fruta-perimeve dhe mungesa e kontrollit mbi tregun vendas, i vendosin shpeshherë konsumatorët përballë dyshimesh kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore.

Kjo nuk do të thotë se produktet që gjenden në tregun e lagjes ose markete janë të gjitha të dëmshme dhe aspak të shëndetshme, por do të ishte mirë të dinit disa truke për të verifikuar cilësinë e tyre. Në këtë artikull, Living do të ndajë me ju 3 truke si të dalloni që produkti që keni blerë është cilësor ose jo.

1.Gjiza është një produkt tipik, shumë i dashur për ne shqiptarët, sidomos për kuzhinën e Shqipërisë së Mesme. Por nuk mund ta mohoni që shpeshherë bini pre e mashtrimeve që mund t’ju bëjnë tregtarët. Nëse doni që të vërtetoni që gjiza që keni blerë është e mirë, provoni trukun e mëposhtëm. Në një tas qelqi vendosni pak gjizë, më pas shtoni disa pika jod. Ky truk ju ndihmon të vërtetoni nëse në gjizë ka përmbajtje niseshteje. Nëse gjiza merr ngjyrë blu, do të thotë që gjiza ka përmbajtje niseshteje. Nëse jodi merr ngjyrë blu do të thotë se në gjizë ka përmbajtje niseshteje, ndërsa kur ruan ngjyrën e kafenjtë si jodi është e sigurt.

2.Mjalti është një ndër produktet që nuk mungon kurrë në shtëpitë tuaja. I njohur për vlerat e tij ushqyese, ky produkt është një depo vitaminash dhe antioksidantësh që duhet përdorur nga e gjithë familja. Nëse doni që të verifikoni se mjalti që po përdorni është i një cilësie të mirë, bëni këtë eksperiment. Hidhni pak mjaltë në një sipërfaqe të sheshtë. Mjalti i rremë shpërbëhet dhe përhapet menjëherë përhapet në sipërfaqe, kurse mjalti i vërtetë është i trashë dhe derdhet më gradualisht. Nëse vini re mjalti është shumë i ëmbël, gati velës, do të thotë se në të është përdorur sheqer i bardhë për ëmbëlsim.

3.Mishi është një ndër produktet bazë të kuzhinës sonë, i konsumuar në çdo stinë. Kur zgjihni mishin duhet ta shtypni me gisht. Në qoftë se mishi është i freskët,  duhet pak kohë që të largohen gjurmët e gishtave. Prisni një pjesë të madhe në gjysmë: nëse mishi është i errët, por ka konturet e bardha, nuk është i shëndetshëm, madje do të thonim që është toksik. Kurse mishi cilësor është i kuq brenda dhe kur e thani me letër kuzhine nuk  nxjerr shumë gjak dhe lagështi.

SHKARKO APP