FOTO/ Spanjë, festivali i çuditshëm i kërcimit mbi bebe

Një person i veshur si djalli kërcen mbi foshnjat në festivalin më të çuditshëm vjetor në Spanjë. Ai quhet “El Coalcho”, apo kërcimi mbi fëmijët, që daton që nga 1620-ta dhe thuhet se pastron foshnjat nga mëkatet, dhe siguron një jetë të lumtur pa shpirtrat e këqinj.
Papa i mëparshëm, Benedikti i XVI i kërkoi priftërinjve spanjoll të distancoheshin nga ky rrit, por ai është ende mjaft popullor. Foshnjat që kanë lindur në 12 muajt e fundit vendosen në dyshekë në qytetin spanjoll të Castrillo de Murcia. Më pas një person i veshur me të verdhë dhe të kuqe kërcen mbi dyshekët e fëmijëve shkruan The Sun.

Origjina e traditës është e panjohur. Papa Benedikti nuk e pranonte këtë rit pasi kisha mëson se pagëzimi me ujë është pastrimi i shpirtit nga mëkatet se sa kërcimi nga djalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?