FOTO / Studentët me një rrugë të re, Bashkia rikonstrukton rrugën “Mustafa Lleshi”

Fillimi i vitit të ri akademik i ka gjetur studentët e “Qytetit Studenti” me një rrugë të re, ndërkohë që janë me mijëra banorë të kësaj zone që përfitojnë nga ky investim i Bashkisë së Tiranës.

Sipas planit të punës për çdo Njësi Administrative, ndërmarrjet e Bashkisë kanë përfunduar në kohë rekord rikonstruksionin e rrugës “Mustafa Lleshi” ku janë rivendosur edhe pllakat e trotuareve.

Kjo rrugë është nyjë lidhëse mes rrugës “Pjetër Budi” pranë “Qytetit Studenti” si dhe rrugës së Elbasanit, ndërkohë që e gjithë zona ka një popullsi tepër të dendur dhe një numër të konsiderueshëm biznesesh. Por për shkak të mungesës së investimeve ndër vite, kjo rrugë ishte lënë në gjendje të mjerueshme duke u kthyer në një stres të vazhdueshme për mijëra qytetarë, veçanërisht në kohën e reshjeve të shiut.

SHKARKO APP