FOTO/ Unaza e madhe është gati, por ja data kur do të hapet

Unaza e Madhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Kopshti Zoologjik ka përfunduar thuajse e gjitha, ku këto ditë po punohet vetëm për detajet e fundit.

Pjesa tek Komuna e Parisit që ishte më problematikja dhe ende nuk ishte shtruar, por tashmë edhe ky segment është gati.

Fiks në kohë, ashtu siç kishte premtuar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se do të hapet para nisjes së vitit të ri shkollor, që do të thotë para datës 11 shtator.

Punimet janë shumë intensive. Pas autostradës tashmë po punohet në rrugët dytësore, urat, mbikalimet dhe nënkalimet, siç edhe mund ta shihni në foto.

Kështu që këtë javë presim të gjithë që Unaza e Madhe të hapet për të gjithë, sepse çiklistët e qytetit kanë kaluar nëpër atë rrugë të mërkurën e kaluar në eventin ‘Night Ride.

Kjo rrugë pritet që të krijojë shumë lehtësi në qarkullim.

SHKARKO APP