FOTO-VIDEO/ ”Rama Ik”, Berisha dhe demokratët këtë herë me një marshim. Xhiro nga Kryeministria drejt institucioneve
Pa fjalime dhe pa një podium, kryetari i PD-së Sali Berisha bashkë me grupin e deputetëve dhe me mijëra qytetarë po vijojnë qëndresën përballë Kryeministrisë. Këtë herë nuk ka protestë tipike, por një marshim. Skenari i deklaruar nga demokratët këtë protestë është marshimi drejt institucioneve, ndryshe sipas PD, në pikat më të korruptuara të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Marshimi do të nisë që nga kryeministria. PD-ja kërkon rrëzimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni thotë që forma e protestës së sotme reflekton kërkesën e njerëzve. “Kjo protestë është ndryshe për arsye se vetë njerëzit kanë kërkuar që të jetë ndryshe nga 3 apo 4 protestat e tjera. Këtë protestë do e udhëheqin qytetarët. Ne do i ndjekim në marshimin e tyre”, tha Gjoni.
I pyetur në lidhje me formën e protestës dhe përse u zgjodh marshimi, deputeti Gjoni tha se institucionet nuk janë të pavarura dhe janë sot në dorën e Ramës. “Sot të gjitha këto institucione janë në dorën e një njeriu”.
KOHA JONË SONDAZH



