FOTO/ Vjeshta në Korçë, pamje mbresëlënëse nga qyteti i serenatave

Parku i Korçës është shndërruar në një park model me standarde europiane. Me rehabilitimin e këtij parku, Bashkia e Korçës e ka shndërruar këtë pjesë të gjelbër të qytetit, në një hapësirë në funksion të qytetarëve.

Korce 1

Në këtë fotogaleri, parku i Korçës vjen nën pushtetin e vjeshtës, në një mbrëmje nëntori.
Parku “Rinia”në Korçë, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katror, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë.

Korce 2

Është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës në veriperëndim të qytetit dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Korce 3

Në fundjavë ai është edhe më i populluar nga shëtitjet e familjarëve, turistëve dhe aktivitetet sportive të të rinjve. /ATSH/

Korce 4

Korce 6

Korce 8

Korce 9

SHKARKO APP