FOTO/ Xhensila Myrtezaj vishet nuse, ja ku po realizojnë setin e dasmës ajo dhe Besi

Tradita thotë që dhëndrri nuk duhet ta shohë nusen me të bardha përpara dasmës, por për Besart Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn, aktorin simpatik të humorit dhe artisten e mirënjohur, rregullat janë bërë për t’u thyer, ndonëse Xhensila ka zgjedhur të veshë një fustan nusërie shumë larg ngjyrës tradicionale. Pasi zbuluan ditë pas ditë disa detaje nga dasma e tyre, e cila në të vërtetë ngatërroi edhe fansat pasi vendosën të organizonin dy ceremoni më vetë: një për familjen dhe një për miqtë e kolegët, çifti simpatik ka udhëtuar drejt Italisë për të realizuar setin fotografik të dasmës. Çifti ka pozuar në vilën Carlotta në bregun mahnitës të liqenit të Como-s në Itali. KA qenë Xhensila që ka ndarë fotot në Instagram, ku duket si një perëndeshë e vërtetë.

SHKARKO APP