Foto/Çudirat e aksionit Task-Forcë, ja si abuzojnë zonat periferike me ujin e pijshëm të Tiranës 

Ndërsa edhe sot pritet që termometri të shënojë 40 gradë në hije dhe ku si pasojë e thatësirës së gjatë një pjesë e qytetarëve të Tiranës në zonat e largëta po vuajnë furnizimin jo normal me ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, ka edhe nga ata qytetarë të papërgjegjshëm që pavarësisht paralajmërimeve të Bashkisë së Tiranës, kanë vijuar ta përdorin ujin për ujitjen e tokave dhe të produkteve bujqësore.

Grupet e Task-Forcës të shpërndara prej dy ditësh në terren kanë konstatuar një numër të madh rastesh abuzive dhe të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke e përdorur ujin për të ujitur tokat dhe të mbjellat bujqësore.

Fotot e mëposhtme tregojnë më së miri se si qytetarët, kryesisht të zonave periferike, kanë masakruar tubacionin kryesor me lidhje që përdoreshin për ujitje, lavazhe apo për qëllime të tjera. Ndaj këtyre rasteve, grupet e Task-Forcë, përveç ndërprerjeve të këtyre lidhjeve, kanë vendosur gjoba për shpërdoruesit e ujit, ndërsa për ata që kanë përbërë vepër penale kanë bërë denoncimin dhe shoqërimin e autorëve në polici.

SHKARKO APP