Fotografi të Bekim Fehmiut, të papublikuara ndonjëherë

Fotografi Fahredin Spahija, ka publikuar fotografi të aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu, të cilin e kishte fotografuar për herë të fundit, në vitin 2008, pikërisht më 2 maj, me rastin e varrimit të vëllait të tij, arkitektit Bashkim Fehmiu.

Këto fotografi janë shkrepur në vitin 2008, pikërisht dy vite para se të ndërronte jetë Bekim Fehmiu dhe konsiderohen të jenë fotografitë e fundit që kanë potretizuar këtë aktor me përmasa botërore.

“Bekim Fehmiu ishte një nga idhujt artistikë të rinisë sime. Filmi i parë i tij që e kam parë në kinema, kur isha në moshën 10-vjeçare, ishte “Avanturisti”.

Për këtë simpati ndaj Bekim Fehmiut, meritat më të mëdha i kishte vëllau im imadh, Faruku i cili perveç se më morri në kinema “Tesla” më fliste vazhdimisht për aktorin shqiptar të përmasave botërore, me fotografitë e të cilit, më vonë si adoloshent mbusha njërin nga muret e dhomës që ndaja me dy vëllezërit e mi”, ka shpjeguar Fahredin Spahija, i cili edhe sot mendon se beka1

beka2

beka3dashuria për fotografinë filloi pikërisht nga mbledhja e fotografive të Bekim Fehmiut, që dilnin në revistat dhe gazetat e Jugosllavisë së atëhershme.

 

 

SHKARKO APP