Fotografitë e fundit dhe jeta e Frida Kahlo-s

Me 6 qershor 1907, piktorja e artit modern Frida Kahlo lindi në Mexico City. Ndonëse jetoi vetëm 47 vjet, ajo la pas një trashëgimi të pasur në artin e saj që ende vazhdon të frymëzojë.Këto janë fotot rralla, të bëra nga fotografja e famshme franceze  Gisèle Freund gjatë viteve ’50, që dokumentojnë ditët e fundit të ikonës së pikturës dhe që shërbejnë si objekte të kujtesës.

Freund erdhi të jetonte me Kahlo dhe burrin e saj, Diego Rivera në Mexico City, pas arratisjes së saj nga tensioni politik në Argjentinë. Në vitin 1950 shëndeti i Frida Kahlo ishte në rënie të madhe për shkak të një sërë operacionesh të pasuksesshme që ajo kishte bërë në shtyllën kurrizore.Gjithashtu ishte keq mendërisht dhe emocionalisht, e për pasojë arti i saj u bë i errët dhe i zymtë. Edhe pse ishte një kohë e trazuar për Kahlo, fotot e Gisèle Freund tregonin bukurinë e zymtë të piktores së trazuar dhe përkushtimin e punës së saj deri në frymën e fundit.Frida Kahlo vdiq në shtëpi në korrik të 1954, pikërisht një vit pasi Gisèle Freund ishte kthyer në Paris. Koleksioni i fotove të Kahlo, të realizuar nga Freund, u publikuan nga  Harry N. Abrams në vitin 2015 dhe u shfaqën në Throckmorton Fine Art, në New York në të njëjtin vit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është Frida Kahlo

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo është një nga artistet më të famshme në Meksikë, por jeta e saj është e mbushur  me plot të papritura. Kur ishte 6 vjeçe, sëmuret nga poliomieliti dhe në moshën 18-vjeçare dëmtohet rëndë nga një aksident që e la me dhimbje përgjatë gjithë jetës.Si pasojë e kësaj, mbeti në shtrat pa lëvizur për të paktën 3 muaj. Këtë kohë ajo nisi që të pikturonte për të kaluar kohën.

Frida Kahlo kishte një karakter të vështirë. Ajo ishte e pavarur, një femër e fortë dhe shpesh e vrazhdë. Pinte alkool si meshkujt, shante dhe sillej si ata. Kahlo pëlqente që  të pikturonte veten, ku nga 143 piktura të saj, 55 janë autoportrete.Kur ishte 21 vjeçe, takoi piktorin e famshëm mural, Diego Rivera  ku edhe u martuan. Diego Rivera ishte admiruesi më i madh i artit të saj, por ata kishin një lidhje të trazuar.  Të divorcuar dhe të rimartuar ata mbetën dy persona që e deshën njëri-tjetrin.

Në 1939, “The Frame”  e Kahlos, u bë vepra e parë e një artisteje meksikane që u përvetësua nga Muzeu i Luvrit, pasi një nga themeluesit e surrealizmit, Andre Breton, u njoh me pikturat e Fridës gjatë një vizite në Meksikë. Sipas tij ajo ishte një surrealiste e lindur.

Po atë vit, ajo pati një ekspozitë të madhe në galerinë e Neë Yorkut, duke shitur pothuajse gjysmën e 25 pikturave të shfaqura aty. Si rezultat, Kahlo mori disa porosi për piktura nga figura të ndryshme. “The broken column”,  “The two Fridas”, “The wounded dear”, “Self portrait with a monkey”, “The love embrace the universe” janë ndër veprat e saj më të njohura. Ajo që e shënjon artisten është se gjithë dhimbjen që përjetoi, ishte e aftë ta shprehte në pikturat e saj.Nuk kishte frikë të përballej me dhimbjen, ta tregonte, madje edhe ta glorifikonte atë. Pas vdekjes, fama e Kahlos si artiste ka ardhur duke u rritur. Shtëpia e saj e dashur ku ajo u rrit, dashur ku ajo u rrit, “Shtëpia blu”, u kthye në Muze në 1958.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?