Fotografoi votën, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar Denis Nuhaj, 20 vjeç militant i LSI, pasi ai është kapur duke fotgrafuar votën.

20 vjeçari është konstaur teksa fotografonte votën nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë.

Njoftimi i policisë

Më datën 25.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Denis Nuhaj, 20 vjeç, banues në Tiranë

I cili është konstaur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë, duke fotografuar votën.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga Neni 327/1 i Kodit Penal.

SHKARKO APP