Fotoja e kryeministrit Rama, gola si të Juves, apo realizime si të Bekam?!
Kryeministri Edi Rama përzgjodhi këtë fundjavë si “Foto Dite”, një foto ku godet topin nga pika e bardhë e 11-metërshit, në inaugurimin e një fushe futbolli, duke ngjallur komente nga më të ndryshmet. Ata që nuk pëlqejnë ekipin e Juventus në Seria A, tepër kritikuar se ndihmohet shpesh nga gjyqtarët, e kanë cilësuar kryeministrin Rama, si “kopja e Juventusit pasi i shënon golat nga pika e bardhë e penalltisë”. Megjithatë mënyra e ekzekutimit të topit nga kryeministri shqiptar, i veshur sportiv, duket aq perfekte, saqë shumë e kanë krahasuar atë me David Bekam.