Fotoja me forcat detare, reagon LSI Sarandë: Nuk e publikuam ne, vepër e Rilindjes
Sakaq, ata akuzojnë PS se qëndron pas këtij veprimi.
REAGIMI I PLOTE
Lëvizja Socialiste për Integrim dega Sarandë, shpreh keqardhjen që një foto e postuar me tendencë nga një profil fallso në facebook, merret për bazë madje sjell dhe reagimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
LSI dega Sarandë, sqaron se është në krah të ushtarakëve në misionet dhe angazhimet e tyre në të mirë të vendit, dhe nuk ka për të synuar në asnjë moment përdorimin e F.A.
Jo si thirrjet e kryetarit të rilindjes për të përdorur policinë për të mbledhur vota.
Theksojmë se ky profil fallso është vepër e rilindjes, të cilën e ka zënë paniku për humbjen që po afron në 25 qershor.
Shprehim keqardhjen tonë që instanca të larta si FA, reagojnë duke marrë për bazë indicje të pavërteta.