Fotoja që shpëton jetë

Askush nuk e ka menduar se si mund të jetë kanceri, e sidomos ai i gjirit. Muaji Tetor është i dedikuar plotësisht fushtës sesibilizuese të kancerit të gjirit.

Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se një gungë apo një ndryshim i masës dhe formës së gjoksit, janë simptomat që tregojnë kancerin e gjirit. Por një vajzë e re, tregon të kundërtën. Ajo ka përdorur profilin e saj në facebook, e diagnostikuar me kancer tregon se këto nuk janë shenjat e vetme.

Claire Warner postoi këtë imazh të gjoksit të saj në rrjete sociale. Në foto dallohet një shenjë poshtë gjoksit, si e djegur, që është vendi ku mjekët i bënë biopsinë.

Kjo ndodhet pranë një shenje tjetër, gati të padukshme, që tregon kancerin: bëhet fjalë për një gropëz.

Warner e publikoi këtë foto në Facebook sëbashku me një mesazh inkurajues për femrat, që të kontrollojnë anormalitetet në gjoksin e tyre, jo vetëm kur dalloj një gungë, por edhe në rastin kur u shfaqet një shenjë e ngjashme.

SHKARKO APP