Fotoja që tronditi Botën, “Vëllezërit në Nagasaki”

 

Fotografia më poshtë është realizuar nga fotografi i marinsave amerikanë, Joe O’Donnell, pak pas hedhjes së bombës në Nagasaki. Ai ka parë gjëra që shkojnë përtej imagjinatës, dhe kjo ngjarje e bëri të përjetojë depresion në vitet e mëvonshëm. Megjithatë, sipas O’Donnell, kjo pamje pati ndikim tek ai më shumë se cdo gjë tjetër.

Djali më i vogël në fotografi është i vdekur. Më i madhi është vëllai i tij, dhe ai e ka mbajtur në shpinë deri në krematorium. Djali më i madh qëndroi dhe pa të vëllanë që digjej, por megjithatë refuzoi të qante, duke kafshuar buzën deri sa e gjakosi.

Djaloshi sapo kishte humbur gjithcka që kishte prej forcës më shkatërrimtare që kish njohur njerëzimi. Megjithatë, këmbëzbathur, ai kish sjellë trupin e vëllait të vogël, për t’u siguruar që do të nderohej sic duhej. Eshtë një histori e ekstremeve të trishtimit dhe trimërisë – dhe fotografia i kap të dyja.

SHKARKO APP