Fotot e Enca Haxhia në realitet, zhgënjyese (FOTO)
Edhe pse në fotot që poston në rrjetet sociale duket si kukull e vërtetë, me buzë të trasha, sy të mëdhenj, bel të hollë, gjoks të madh dhe këmbë deri diku elegante, e vërteta është që Enca në variantin “live” duket shumë larg Encës së fotove. E pranishme mes njerëzve, më shumë sesa një sekssimbol, Enca duket si një “topolake” e lezetshme, që përdor ngjyrat e theksuara në flokë, grim dhe veshje për t’u dukur si Lolitë marramendëse.
Enca ka dështuar paksa. Por gjithsesi, ajo duhet komplimentuar që di ta kurojë aq mirë imazhin e saj si këngëtare e re e skenës, duke u kthyer në pak kohë vajza më e klikuar në internet. Di të jetë e paturpshme në pozat dhe klipet e saj, duke ofruar modelin e këngëtares së lirshme, që di të testojë saktë shijen e publikut.