Fotot nudo të papublikuara të Marilyn Monroe-s

Plot 53 vjet pas vdekjes, bota është ende e dashuruar me Marylin Monroe.

Disa nga nudot e famshme të saj, të bëra 3 muaj përpara vdekjes.

Nisi si një detyrë që ju dha një fotografi të ri e ambicioz: Të fotografonte yllin me seksi të Hollywood-it, për revistën “Look”. Ishte maji i vitit 1960.  Alkimia mes Lawrence Schiller dhe Marilyn Monroe dukej premtuese, dhe marrëdhënia e tyre profesionale u thellua kur ai e fotografoi atë edhe në setin e filmit të saj të fundit e të papërfunduar “Something’s Got to Give”.
“Për herë të parë e fotografova Marilyn Monroe në vitin 1960. Unë isha 23 vjeç dhe nuk isha ende një  një fotograf shumë i mirë. Por kur në vitin 1962,  revista “Paris Match” më kërkoi ta fotografoja përsëri, kisha fituar disa çmime dhe isha më i mirë, por kisha dhe një ego të madhe gjithashtu”.

Lawrence Schiller, në një përmbledhje nga kujtimet e tij të këtyre seancave, kujton Monroe si një përzierje të brishtësisë dhe ftohtësisë, teksa ajo “tërheq” kamerën e tij drejt zbulimit befasues të fotove nudo, disa të papublikuara prej më shumë se 50 vjetësh.
“Kur ajo u hodh në ujë me kostumin e banjos, e pashë sikur të ishte një atlete. Adrenalina ime po ngrihej. Ajo lëvizte kaq shpejt sa nuk kishte kohë për tu fokusuar tek aparati, kështu me duhej të parashikoja lëvizjen e saj të ardhshme. Në shumë prej fotove, trupi i saj është gjithmonë në një anë, sepse më duhej të lija vend për atë që ajo mund të bënte gjatë shkrepjeve të tjera. Këto ishin gjithmonë të preferuarat e mia.”


Por Marilyn e la filmin përgjysëm. Dhe vdiq disa muaj më vonë.“Nuk mund ta besoja. Vrapova për tek shtëpia e saj, pastaj në morg dhe hyra brenda duke thënë që isha gazetar. Isha aty për të fotografuar ngjarjen. Një fotograf i detyrohet historisë dhe nuk mund të përfshihet emocionalisht. Vajza ime 10 vjeç tha për atë foto: “Ajo flet çdo gjë, por nuk tregon asgjë”. Edhe një fëmijë mund ta kuptojë pafajsisë dhe dëshpërimin e një fotoje”.

SHKARKO APP