FOTOT / Policia Bashkiake gjobit makinat luksoze në Tiranë, nga Hummer te McLaren

Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

 Tashmë ligji ka filluar të veprojë njësojë për të gjithë dhe për Policinë Bashkiake kjo gjë nuk përbënë më dallim.

 Siç mund të shihni edhe nga këto foto, pavarësisht faktit nëse automjetet që kanë parkuar në kundërshtim me sinjalistikën janë të të viteve të fundit dhe të shtrenjta, pronarët e tyre nuk kanë qenë imun ndaj Policisë Bashkiake e cila kërkon që të disiplinojë qarkullimin e tyre në rrugët brenda qytetit të Tiranës për të garantuar hapësirat e nevojshme për të gjithë qytetarët.

 Policia Bashkiake ka kontribuar edhe në respektimin e normave të qarkullimit, duke ndikuar në uljen e trafikut të  makinave në kryeqytet apo në mbajtjen hapur të korsive të emergjencave të dedikuara për zjarrfikëset, autobusët apo për ambulancat.

SHKARKO APP