Franca e Greqia, kombëtarja e femrave njeh kundërshtarë e “Euro 2017″

Kombëtarja Shqiptare e Futbolli të Femrave njohu kundërshtarët e saj, në përballjet e eliminatoreve të Europianit 2017. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi Shqipërinë në Grupin 3, së bashku me Francën, Ukrainën, Rumaninë dhe Greqinë. Vajzat që drejtohen nga ish-lojtari kuqezi Altin Rraklli do të ndeshen për herë të parë më një skuadër shumë të fortë siç është Franca, që mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të UEFA-s.  Eliminatoret e Europianit do të nisin më 14 shtator të këtij viti dhe do të përfundojnë më 20 Shtator të vitit 2016. Sfidat do të jenë me sistem vajtje-ardhje. Në bazë të rregullores, në fazën finale do të kualifikohen të parat e çdo grupi dhe gjashtë të dytat më të mira, ndërsa dy të dytat më të dobëta do të luajnë ndeshje “Play-Off”, për të plotësuar bashkë me Holandën, vendin organizator, edhe  16 ekipet finaliste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?