Franca ndaj Danimarkës për vendin e parë, në fushë dhe Australi-Peru
Franca e kualifikuar pret sot Danimarkën në ndeshjen e fundit në grup në Luzhniki të Moskës. Trajneri Didier Deschamps nuk ka dyshime se do të riformatojë formacionin titullar të skuadrës me Lloris, Pavard, Umtiti, Pogba dhe Matuidi do të pushojnë.
Asnjë dyshim tek danezët dhe trajneri Hareide do tu besojë të njëjtëve lojtarë që luajtën ndaj Australisë me Schmeichel në portë, Larsen, Kjaer, Christensen e Dalsgaard në mbrojtje, Delaney e Schone para mbrojtjes, Fischer, Eriksen e Sisto në mbështetje të Jorgensen.
Në orën 16:00, por në Fisht Stadium në Sochi për grupin C luan Australia ndaj Perusë. Australianëve me një pikë u duhet fitorja për të shpresuar në kalimin e turit dhe trajneri Van Marëijk do i besojë të njëjtit formacion që barazoi ndaj Danimarkës.
Peruja do të kërkojë ndaj Australisë një fitore për tu përshëndetur me Kupën e Botës. Trajneri Gareca po ashtu nuk do ndryshojë njëmbëdhjetësh me Guerrero që do luajë në sulm.