France 2: Shqipëria, Perla e Ballkanit”, një destinacion i ri me çmime të lira

Televizioni Francez France 2 i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, duke e quajtur atë si perla e Ballkanit dhe një vend me mjaft leverdi për të pushuar, ku për një javë mjaftojnë 500 euro.

“Është një vend i injoruar ende nga turistët, një parajsë e fshehtë, përballë Italisë, midis Greqisë dhe Malit të Zi: Shqipëria. Ujërat kristalë të qartë, peizazhet malore, natyra e ruajtur…

Shqipëria, që për një kohë ka qenë e distancuar nga bota për shkak të diktaturës komuniste, është duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë me një argument masiv: çmimet e saj të lira. Larg nga turizmi masiv dhe qytetet e maturuara, mund të zhyteni në zemër të të ashtuquajturës “Perla e Ballkanit”:, citon France 2.

Po kalojmë përgjatë Rivierës Shqiptare, vijon reportazhi. 90 kilometra bregdet, kryqëzohet nga qytetet bregdetare si Saranda. Në këtë plazh, dy francezë të sapodiplomuar kanë vendosur të pushojnë. Ata kanë zgjedhur Shqipërinë, pasi kanë parë çmimet për të pushuar: “Për një javë, hoteli, banesa, ushqimi, avioni ishin rreth 500 euro për person”, shpjegon Camille Bronner.

“Ushqimi në vend nuk kushton asgjë, ju hani këtu për 3-4 euro për person, për të pirë gjithashtu, edhe për aktivitete të vogla aty pranë, si psh makinë me qira, anije me qira, etj”. Dy turistët francezë kanë arritur në Shqipëri katër ditë më parë, dhe ata e kanë zbuluar këtë destinacion në blogje, shkruan Monitor.

SHKARKO APP