Francë 2016, Anglia kërkon të premten fitoren e pestë radhazi

Ndeshjet e radhës kualifikuese Euro 2016 që do të zhvillohen në Francë, nisin të premten  me takimet e disa grupeve eliminatore ku spikat edhe një emër i madh i kontinentit, Anglia, që kërkon fitoren e pestë radhazi dhe ndoshta të konfirmimit për një biletë në finalet e Europianit. Para kësaj ndeshje, mediat angleze sqarojnë se kontrata e 67-vjeçarit britanik që drejton aktualisht përfaqësuesen e “Tre Luanëve” Roy Hodgson, skadon pikërisht kur të përfundojë edhe eventi, që do të zhvillohet në Francë. E ardhmja e Roy Hodgson në stolin e kombëtares angleze të futbollit do të vendoset, jo në bazë të rezultateve të këtyre eliminatoreve, mbase kualifikimi nuk vihet në diskutim, por pas përfundimit të “Euro 2016”. Rinovimi i mundshëm i kontratës së Hodgson për botërorin “Rusi 2018”, varen edhe nga paraqitjet që do të bëjë Anglia në finalet e Kampionatin Europian. Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit Greg Dyke konfirmoi një fakt të tillë.  Në një intervistë për mediat angleze drejtuesi më i lartë i federatës theksoi se Hodgson mund ta zgjasë edhe me 2 vite të tjera kontratën e tij aktuale me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, por kjo do të ndodhë vetëm pas finaleve të “Euro 2016”. Anglia dështoi totalisht në Botërorin e fundit të Brazilit, por pavarësisht kësaj Hodgson u konfirmua në krye të stolit. – “Ne kemi besim te trajneri ynë dhe sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të deri në Botërorin e Rusisë,” – deklaroi Dyke. Anglia dhe Hodgson kanë lënë pas dështimin në Kupën e Botës duke fituar 4 sfidat e para kualifikuese për Euro 2016. Kombëtarja angleze udhëheq grupin E, në kuotën e 12 pikëve dhe sot do të përballet me Lituaninë, në kërkim të fitores së pestë. Ndeshja tjetër e rëndësishme e ditës së premte është edhe ajo mes Spanjës e Ukrainës. Iberikët dështuan në botërorin e fundit “Brazil 2014”, por pas disa ndryshimeve dhe rifreskimit të ekipit, kërkojnë të mos e vënë në diskutim kualifikimin në ndeshjet e fundit për t’u rikthyer sërish si favoritë tek sukseset e kaluara.. 

 

EURO 2016 – 27 mars  

20:45 Maqedoni – Bjellorusi

20:45 Sllovaki – Luksemburg

20:45 Spanjë – Ukrainë

Grupi E 

20:45 Angli – Lituani

20:45 Slloveni – San Marino

20:45 Zvicër – Estoni

Grupi G

20:45 Liechtenstein – Austri

20:45 Moldavi – Suedi

20:45 Mali i Zi – Rusi

 

SHKARKO APP