Frika nga dështimi i 71 mandateve, Rama “kërkon ndihmën” e policëve: Lini uniformën dhe mblidhni vota për PS-në pas pune
“U bëj thirrje mësuesve të gjithë Kuçovës dhe gjithë Shqipërisë të mos lenë minutë, ditë e natë pa shfrytëzuar që dinjiteti i tyre i vënë në vend të cenohet përsëri. I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, në momentin që lënë uniformën, pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në, në mënyrë që të mos lëjojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën e tyre dhe së bashku në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë në mesataren e BE-së. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Rama.
Rama tha se ashtu siç luftuam dhe fituam për reformën në drejtësi ashtu do luftojmë edhe për rritjen e ekonomisë.
“Ju siguroj se siç luftuam dhe fituam për reformën në drejtësi dhe vettingun që do pastrojë pallatin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që ju kanë marrë shpirtin për çerek shekulli, ashtu do luftojmë për të rritur ekonominë dhe për arsimin. Ata bëjnë të njëjtin premtim, do ulim taksat dhe do çojmë shpenzimet, ndaj Shqipëria nuk ja doli të ishte një shtet i fortë. Nuk është çështja se sa do ulim taksat dhe do rrisim shpenzimet, çështja është sa do bëjmë shtetin dhe do fuqizojmë ekonominë. Vetëm ne mund ta çojmë ekonominë në 4 vitet e ardhshme mbi 5%, dhe vetëm ne mund ta ulim papunësinë nëse bëhemi bashkë. Vota juaj duhet të jetë që ne të jemi të pashantazhueshëm nga partitë e tjera”, deklaroi Rama.