“Fringe in Travel”: Je në Shqipëri, e pamundur të mos e duash

Është radha e italianëve, që të reklamojnë Shqipërinë si një destinacion turistik. Simona Scacheri e Fringe in Travel, gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri ka vlerësuar me nota pozitive vendin tonë dhe liston 10 gjëra që turistët ( veçanërisht ata italianë) duhet të dinë gjatë qëndrimit të tyre.

1. Mos flisni anglisht sepse të gjithë flasin italisht. Madje edhe më të rinjtë që tashmë njohin më mirë anglishten do të përpiqen që t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi.

2. Mos u habisni nga mirësjellja e tyre, është e tillë vërtet.

3. Mos refuzoni ndihmën, ose kur ju zgjasin dorën apo ku ju ftojnë për një kafe. Do të ndihen keq, tamam siç ndodh në Jug të Italisë.

4. Mos iu beso gazetave. Duhet të pranosh faktin që të gjitha gjërat që ke lexuar në to për Shqipërinë e viteve ’90 as nuk ekzistojnë më.

5. Nuk mund të mbani dietë. Ushqimi është vërtet i mrekullueshëm. Duhet të provosh bukën e bërë në shtëpi dhe mbi të gjitha byrekun.

6. Në këtë vend turisti është vërtetë i mirëpritur.

7. Nuk ka sesi të mos ndihesh mirë kur ha një vakt me 4-5 (përfshi edhe pijen).

8. Mund të keni shumë asortimente me një çmim të ulët dhe shërbimi është i mirë.

9. Nuk duhet të heshtësh. Duhet t’u thuash të gjithëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.

10. Shqipëria është një nga vendet më të bukur të Europës, e gjallë, e aftë që të mirëpresë vizitorët dhe mbi të gjitha t’ju bëjë që të ndiheni si në shtëpi. E këtë nuk e gjen kudo, apo jo…?

11. Nuk mund të bësh asgjë.. Je në Shqipëri. Është e pamundur që të mos dashurohesh pas këtij vendi.

SHKARKO APP