Frymëzuese/ Djali me sindromën down ngre peshën 84 kg dhe synon Lojrat Olimpike
Një djalë i ri me sindromën down ka arritur që të mundë rekordin e tij në palestër dhe ka ngrur peshën 84 kg.
Në një video frymëzuese ai shfaqet duke ngritur peshën me lehtësi ndërsa trajneri i tij Nathan Lawrence, nga Danville, New Hampshire, i jep këshilla.
“Rreth një vit më parë Andrew erdhi tek unë dhe më tha se donte të fillonte të stërvitej me mua në palestër”, shkroi Nathan në internet. “Ai vazhdoi të më tregonte se sa shumë dëshironte të garonte në Lojrat Olimpike Speciale në kategorinë e ngritjes së peshave.”
/oranews