Fshehësit e parave dhe ketrat në Holand Park

Nga Irfan Rama

Ata janë të shumtë. Janë të kategorive të shumta. Janë parafshehësit e parave të popullit shqiptar. Dhe shtohen çdo ditë. Janë ministra dhe ish-ministra të kahershëm të hershëm dhe të sotëm. Janë kryeministra të kohëve të ndryshme me diell, në kohët me shi dhe tornadave shqiptare, të kohëve me borë e me akull. Të të gjitha ndryshesave të kohës në konceptin Weather.

Janë ish-presidentë të cilët në emër të popullit flisnin, këlthisnin, butnin tonet dhe egërsiseshin ku s’kishte më zenit të tonacionit të të folurit për tu bërë më të besueshëm për shërbimin gjojasme ndaj tij. Si të ishin Krisht apo Muhamet të cilët kanë përcjellë e përcjellin edhe sot e kësaj dite dhembshurinë për të gjallët e vobektët e tokës së shenjtë. Merrnin poza si të ishin më të pikëlluarit e të pikëlluarve për fatet e popullit e vet apo pikëtarët e genit të tyre fshihnin e fshehin paratë e të shkretit popull që kurrë ndonjëherë nuk pat shenjtarin i ndritur që punon e mendon non stop për të.

Fshehësit e parave të popullit shqiptar janë josa gishtërinjtë e duarve se po të ishin kaq hajt ma do të mbuloheshin pa u drobitur nga populltarët e miliontë të truallit të vogël shqiptar. Por ato janë me qindra e mijëra. Sa as një popull katërqindmilionësh sa Amerika apo tetëdhjetë milionësh sa Gjermania nuk mund ti mbanin nën sqetullat e tyre. Se sqetullat e shqiptarëve janë milimetrike krahasuar me ato amerikane apo gjermane. Janë drejtora të mëdhenj kryeqyteti por edhe drejtorë të rëndomtë rrethesh e qytetesh që akumulojnë e fshehin deri në miliona dollarë apo euro dhe nuk duan tja dinë për askënd. Çuditërisht janë të fortë!

Janë të fortë po pse?! Sepse ato mbrohen nga e gjithë kupola gangrenare shtetërore – politike shqiptare. Sepse ato mbrohen nga mafia më e fuqishme e botës . Por që ndryshe nga mafia ndërkombëtare, mafia shqiptare është jo e fortë por më frikamanja e të gjithë botës sepse është parë shumë mirë që ato milionerët që quhen mafiozë kur ndërhyn koncepti i shtetit ato bëhen më të strukurit e më të frikshmit e botës.

Ato janë të fortë jo në kuptimin e vërtetë të fortësisë dhe asaj që është reale por joartificite kur shteti “No act” sepse prokuroria dhe gjykatat ndërkryen fortësisht nga politika dhe mbrojnë hajdutët e popullit të të gjitha hierarkive e ngjyrave. Mbrojnë moderatorët e lypjes së parave ndaj firmave shqiptare dhe të huaja për llogari të pushtetarëve shqiptarë e lokalë që fryhen në faqe e vithe si të ishin mëzetë. Fryjnë syndyqet me para dhe i transportojnë në bankat e huaja duke i rimbushur sërish për t’i bërë gati sërish për transportim. Siç thuhet një ish-ministër në kohën e qeverisë socialiste para Berishës 2 nuk firmoste një tender paisjesh spitalore për një kompani italiane derisa 400 mijë eurot të shkonin në llogarinë e bijës së vet në Gjermani në një bankë gjermane. Kur u sigurua se paratë kishin shkuar atëherë ish-ministri firmosi tenderin për pajisjet e një spitali të madh shqiptar.

Se gjykatat e prokuroritë bashkë me Kontrollin e Lartë të Shtetit, bashkë me ILDKPKI kanë “Punë” vetëm me ushtarët e kapterët ndoshta edhe me ndonjë oficer se me gjeneralët – kupto ministra, kryeministra, kryeparlamentarë e presidentë -as janë marrë e siç duket vonë do të merren me ta se të dy palët janë në simbiozë ndërmjet tyre për të vjellur e mos dënuar peshqit e mëdhenj por cironkat. Sepse cironkat janë ushqim me para euro e dollarë për drejtorët e përdredhur.

Fshehësit e parave të popullit shqiptarë të llojive të nëpërmendura i dërgojnë në fshehtësi paratë në bankat e ndryshme të Europës ku është më e kollajtë për t’i mbajtur. Fshehësit e parasë së popullit shqiptar janë si ketrat në parkun e famshëm Holand Park të Londrës. Në këtë park kur shkon atje ato, ketrat të afrohen dhe duan që të grabisin me hir e pahir çfarë të kesh në duar sidomos gështenjat me lëvozhgat e tyre. Pëlqejnë sidomos ato të Oksfordit. Pasi t’i marrin nga duart hajnë sa hajnë e më pas shkojnë për t’i fshehur. Hapin me duar e me këmbë gropëza të vogla, fusin gështenjat e më pas i mbulojnë me shpejtësi me dhe duke hapur sytë që të mos i kundrojë kush. Për t’i përdorur më vonë kur t’i nevojiten për ushqim.  

SHKARKO APP