Ftesë publike për ambasadorin amerikan, z.Donald Lu

Nga Fejzo Subashi/I nderuar z.ambasador! Kërkoj, të më mirëkuptoni, aq më pak të më paragjykoni për ketë ftesë publike. Mbi të gjitha nuk kam faj, ndoshta jam fajtor pa faj, pasi dhe unë si qytetar i këtij vendi, nuk kam as edhe një mundësi tjetër përveçse t’iu drejtohem Ju, për mirë apo për keq…

Mendova për këtë ftesë publike, atëherë kur Ju me performancën, staturën, sjelljen dhe veprimet, si diplomat i vendit me mik e dashamires të Shqipërisë, vendosët lidhje dhe marrëdhënie me Shqipërinë dhe qytetarët Shqiptar, ashtu siç e meritojnë ndjesitë dhe detyrimet e ndërsjella midis këtyre dy vendeve. Jo vetëm besimi, por sigurie dhe garancie për të sotmen dhe të nesërmen…

Është menduar, atëherë kur Ju i nderuar ambasador, pa bujë, por me qetësi të plotë nënshkruat kontratën e mirëkuptimit dhe besimit, atë të mbështetjes së qytetarëve, çështjes së shqiptarëve dhe kombit shqiptar, në të cilën ishte e pamundur, t’i shpëtonin, apo të anashkaloheshin qytetarët e Përmetit.

Ishte e pamundur të shmangia ketë ftesë jo vetëm si qytetar, por edhe si gazetar. Nuk kisha asnjë mundësi tjetër apo shans, për të bërë këtë ftesë, pasi unë nuk jam dhe nuk bëj pjesë në gazetarët dhe gazetarinë e “oborreve” .  Në të katër anët e vendit tim, çdo qytetar, beson dhe kërkon ta qajë hallin vetëm me Ju dhe ambasadën që Ju kryesoni dhe udhëhiqeni, pasi sot te Ju personalisht, te qeveria e vendit Tuaj, çdo qytetar shqiptar, ka shpresa jo vetëm për të nesërmen, por edhe për sigurinë dhe zgjidhjen e të sotmes.

Ftesën mund ta sillja edhe zyrtarisht, apo në çdo rrugë të mundshme, por kisha frikën se bashkëqytetarët e mi që më besuan këtë nder, sot si çdo qytetar në të katër anët e vendit e kanë humbur shpresën dhe besimin edhe te shumë media, se për politikanët dhe klasën politike as që diskutohet… Duke mos ditur reagimin tuaj ndaj ftesës, shmanga çdo paragjykim dhe gjykim të bashkëqytetarëve të mi të nderuar dhe shumë të respektuar përmetarë.

Ftesës i bashkohen me shumë dëshirë edhe dy qytetarët e parë të këtij rrethi kryetarët e Bashkisë Këlcyrë dhe Përmet, të cilët i mirëkuptoj edhe ata, pse ma besuan mua dhe na u bashkuan kësaj rruge. Këtë e bënë jo se anashkalojnë institucionin, por se e konceptojnë vërtet ndryshe institucionin që udhëheqin. E konceptojnë ashtu siç e duan qytetarët, por realisht nuk kanë as edhe një mundësi konkrete për qytetarët. Ndaj mirëkuptoj edhe merre këtë fesë edhe zyrtarë nga Qytetarët e parë të këtij rrethi. Ftesës i bashkohen edhe shoqatat dhe organizatat e ndryshme me karakter kulturor, edukativ dhe mbështetës të këtij rrethi.

I nderuar ambasador Donald Lu…!!! Gjeni pak hapësirë të lirë nga koha juaj e çmuar dhe pa cenuar axhendën Tuaj shumë të ngarkuar, për një vizitë në vendlindjen time, në vendin e bilbilave, në vendin e trëndafilave, në vendin, ku mikpritja e mikut është virtyt mbi gjithçka qoftë se edhe vetë jeta e tyre. Në vendin e njerëzve më të mëdhenj të Kombit. Në vendin e atyre që nuk kanë lidhje me këta të sotmit, të cilët sakrifikojnë kombin për vetën e tyre, por në vendin e atyre, që ngjasojnë me më të mëdhenjtë e Amerikës, të atyre që shembën pasurinë dhe sakrifikuan çdo gjë të tyre për Kombin. Në vendin e të mëdhenjve, të pavdekshmëve të atyre që realisht meritojnë lindjen dhe rilindjen e kombit, të Mëdhenjve Frashëllinj. Në vendin e atyre që i kanë dhënë më shumë shkencës, artit, arsimit, historisë, diplomacisë, enciklopedisë brenda dhe jashtë vendit. Në vendin e armatës së intelektualëve të të gjitha kohërave dhe fushave, të profesorëve dhe artistëve të panumër, ku do më duhet një natë dimri t’i numëroj. Në vendin që mbizotëron kultura dhe mirëkuptimi, demokracia dhe mirësia. Në vendin ku për një vit nuk njeh as edhe një krim, apo ndonjë çështje penale.

Natyrisht, z.ambasador, të gjithë këta, të ftojnë së bashku por edhe veç e veç. Të fton Dëshnica, ku si territor edhe si popullsi, me peshën e shtrirjen më të madhe të këtij rrethi, me histori dhe tradita të pa përsëritshme. A e dini z. ambasador sesi do i drejtohej Udhëheqësi Komunist kësaj treve në Vitin 1961, ashtu si nuk bëri kurrë vaki në gjithë historinë e dinastisë së tij t’i drejtohej ndonjë zone të tërë, siç ju drejtua kësaj treve. “Populli anti komunist i Dëshnicës…, atë që nuk bëtë dje, bëjeni sot, në ndërtimin e përparimin e komunizmit….”  Nuk ka ndodhur kurrë që Enver Hoxha gjatë udhëheqjes së tij t’i fliste në këtë mënyrë ndonjë krahine të tërë kështu, siç ju drejtua trevës dhe popullsisë së Dëshnicës në Përmetit… Kjo krahinë që realisht në gjithë historinë e saj dhe të pushteteve në Shqipëri ka qenë, është, ku ishallah zoti bën mrekulli, më e varfër në vend, por me zemër të madhe, mbretëreshë e mikpritjes. Z. Ambasador të fton Malshova historike, vërtetë historike, emblema e mirëkuptimit, tolerancës e bashkëpunimit Malshova e letrave dhe e sakrificave, Malshova që njeh vetëm bashkim, mirëkuptim dhe mirësi.  Z. ambasador të mirëpret krahina e Rrëzës, mbretëresha e tolerancës, punës, dijes, përkushtimit dhe mirëkuptimit. Z. ambasador të fton krahina e Shqeris, e cila shquhet e mbahet si mbretëresha e mikpritjes dhe një udhërrëfyes i saj, me një sjellje, servirje e qytetari brilantet, modeli i dinastisë së kulturës dhe historisë kulturore, modeli i bashkëjetesës.

  1. ambasador, por mbi të gjitha të fton dhe të mirëpret Dangëllia dhe Frashëri, kryeqyteti i parë i Kombit Shqiptar, vendlindja e të më të mëdhenjve të kombit, vendlindja e dinastisë, vendlindja e mençurisë, vendlindja e themeluesve të gjuhës Shqipe, të cilën Ju, po e flisni dhe artikuloni ashtu si Ata. Ju ftojnë qytetarët dhe qyteti më i lashtë në Shqipëri, aq sa vështirë të përcaktosh dhe ta gjesh moshën e tij, nyjen e lidhjes dhe të kryqëzimit, me Kalanë e Ali Beut, nga më të lashtat, ku sipas dorëshkrimeve dhe gojëdhënave më të fundit është origjina e Dodonës. Të ftojnë, qyteti dhe qytetarët e Përmetit… po e lë të ma thoni Ju zoti ambasador se çfarë ka atje dhe pse duhet shkuar në Përmet. Jeni i ftuar nga çdo banor i këtij rrethi jo vetëm nga ata qe banojnë atje por edhe nga të gjithë ata që kanë një lidhje me Përmetin, brenda apo jashtë Shqipërisë

Nëse do më pyesnin në fillim do përgjigjesha se duhet të shkosh, nëse do më pyesnin në fund të letrës do ju thosha se keni nevojë të shkoni.

Jeni i mirëpritur z. ambasador kur ju ta shini të arsyeshme dhe të keni mundësinë, por nuk do donim që të ndodhte si më paraardhësit e tu, të cilët kanë thënë. “Gabim që nuk e vizituam më përpara rrethin e Përmetit”.  Ju jeni i mirëpritur të na vizitoni kur ta shikoni të arsyeshme dhe kur të keni kohën e disponueshme, por zemra do na donte të na vini në muajin më të bukur, në muajin maj, që quhet ndryshe muaji i Përmetit. Ky muaj është i lidhur shumë më Përmetin, nuk mund ta perceptosh dot Përmetin pa muajin maj dhe muajin maj pa Përmetin, pavarësisht se shpesh politika dhe klasa politike është mundur të përfitojë nga kjo lidhje. Në muajin maj në Përmetin tonë të dashur i nderuar z. ambasador, në datën 25 të tij e në vazhdim organizohet dita Naimiane, java e rilindësit të madh, rilindësit të vërtetë, bilbilit të gjuhës dhe letërsisë, të madhit Naim Frashëri, ndaj do donim të ishit dhe Ju pjesë e këtij evenimenti,- thotë Kryetari i shoqatës “Vëllezërve Frashëri”, Tomorr Kotorri. Le të jetë vizita juaj z. ambasador jo thjeshtë një konfirmim i miqësisë qindra vjeçare midis Përmetit dhe Shteteve të Bashkuara, as konfirmimi se banorët dhe qytetarët e këtij rrethi janë thuajse mbi 98 % pro amerikanë, por se kanë realisht shumë arsye, janë shumë faktor objektiv dhe subjektiv. Ju fton ky rreth që siç ju përmenda më lart mund të mburret me gjithçka dhe është krenar për gjithçka, përveç përbuzjes, mos përfilljes dhe neglizhencës së të gjithave qeverive në historinë e tij. Ndaj z.ambasador jeni i ftuar që të ndajmë së bashku me Ju, çdo të mirë e të keqe ashtu siç e do zakoni dhe tradita e filozofisë dhe sofrës përmetare.

SHKARKO APP