Fund kryeqytetit të motorëve! Janë aq shumë saqë po shkatërrojnë qytetin
Ligjvënësi në Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit kanë miratuar një propozim për të hequr nga qarkullimi në rrugët qendrore të qytetit mënyrën popullore të transportit; motorët.
Vendimi do të realizohet deri në vitin 2030 për të zvogëluar trafikun dhe ndotjen, i cili shkaktohet kryesisht nga më shumë se 5 milion motoçikletave që qarkullojnë në rrugët e qytetit në fjalë.
Vendimi për të ndaluar skuterat (Scooters) nga zonat në qendër të qytetit dhe t’i zëvendësojë ato me transport të përshtatshëm publik, është marrë me shumicë dërrmuese votash në takimin e Këshillit Popullor të martën në Hanoi. Nga 96 anëtarë, kanë votuar pro 95.
Duke paralajmëruar se numri i automjeteve po rritet me një “nivel alarmant”, ligjvënësit janë gjithashtu të gatshëm të kufizojnë makinat në disa rrethe gjatë orëve të caktuara, si dhe të vendosin tarifa më të larta parkimi.
Hanoi, me një popullsi prej më shumë se 7.5 milionë banorësh, ka rreth 5 milionë motoçiklistë dhe gjysmë milion përdorues të makinave në rrugët e saj, sipas një deklarate nga ligjvënësit. Automjetet, numri i të cilëve “u rrit shumë shpejt në vitet e fundit”, thuhet se kontribuon me 70 për qind të ndotjes së ajrit të qytetit.
Rezoluta gjithashtu pritet të zvogëlojë numrin e aksidenteve të trafikut në qytet, pasi gati 47 përqind janë shkaktuar nga skuterët vitin e kaluar, sipas gazetës VnExpress.
Një ligjvënës propozoi bileta falas autobusi për disa kohë në mënyrë që banorët të mësohen me transportin e ri.
Autoritetet e qytetit po planifikojnë të përmirësojnë transportin publik të Hanoi, pasi kryeqyteti aktualisht ofron vetëm autobusë publikë, të cilët mbajnë rreth 12 për qind të udhëtarëve, sipas AFP. Tani është në ndërtim një sistem nëntokësor, ku dy prej tetë linjave janë duke u ndërtuar.