”Fund punësimeve nepotike”, porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, ka dhënë udhëzime të qarta për nisjen e një turi të gjerë takimesh me qytetarët në të gjithë vendin, nën sloganin “Punët e Shqipërisë”. Ky angazhim do të zgjasë 9 javë dhe do të kulmojë më 12 qershor, në përvjetorin e 35-të të PS.

Fokusi i këtij turi do të jetë fillimisht integrimi europian i Shqipërisë, i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik, rritjen e pagave dhe politikat e tjera qeveritare.

Kryebashkiakët e majtë pritet të zbresin në terren për të dhënë llogari para qytetarëve mbi premtimet e bëra dhe realizimet konkrete, në prag të kërkimit të një mandati të ri në zgjedhjet vendore. Deputetët kanë ngritur shqetësime të ndryshme në takimet e brendshme, veçanërisht për çështje që lidhen me pronat dhe përfundimin e hartave digjitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama u ka kërkuar bashkive të hartojnë plane të qarta për procesin e legalizimeve, si dhe të ndalet fenomeni i punësimeve nepotike në administratë. Në një takim me dyer të mbyllura, ai ka theksuar nevojën që përfaqësuesit e majtë të jenë më aktivë dhe të pranishëm si në media, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?