Fuqia e librit…

Si u shpëtua fari i Nju Jorkut nga një libër me vizatime.

Në vitin 1880, një far i vogël u vendos në një gji të Nju Xhersit për të udhëhequr anijet e shumta që vinin në breg. Por në vitin 1917, fari ishte bërë i papërdorshëm. Megjithatë, katër vjet më vonë u vendos në lumin Hadson ku u shërbeu marinarëve për të kaluar një zonë të konsideruar të rrezikshme, që quhej Jeffrey’s Hook. Fari, i quajtur pas kësaj Jeffrey’s Hook Light, qëndroi për disa vite në ishullin e Manhatanit.

Koha e tij e shkëlqimit, megjithatë, zgjati vetëm një dekadë. Me ndërtimin e urës “George Washington” fari i vogël doli sërish jashtë përdorimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në atë kohë fari ishte bërë objekt i njohur nga komuniteti. Dhe jo vetëm kaq, në vitin 1942, autori i librave për fëmijë  Hildegarde Swift (1890–1977) shkroi pjesën “Fari i vogël i kuq dhe ura gjigante”, një libër me ilustrime të mrekullueshme të realizuara nga kumbari i novelës grafike Lynd Ward.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 1951, Roja Bregdetare Amerikane vendosi nxjerrjen në ankand të disa pjesëve të farit të dalë jashtë përdorimit, por tashmë të gjithë e njihnin farin e vogël të kuq dhe mijëra njerëz dërguan letra proteste madje edhe para në mënyrë që të shpëtonin farin. Gjithçka falë një libri, që ishte bërë i dashur për një brez të tërë.

Më 23 korrik 1951, Roja Bregdetare u dorëzua dhe ia dorëzoi farin Departamentit të Parqeve të Nju Jorkut. Në vitin 1979, fari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Parqeve Historike. Në vitin 2000, farin e lyen sërish me të kuqe, ashtu siç përshkruhej në librin e dashur. / botimeshqip.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?