Furman bën histori në Louis Vuitton

Jo vetëm që ishte mbledhja e parë e Louis Vuitton në javën e modës në Paris, por këtë herë histori bëri edhe një modele me ngjyrë. Për herë të parë pas 163 vitesh që bëri histori kjo markë, shtëpisë së modës i erdhi edhe Janaye Furman, shkruan People. Furman bëri hapjen e koleksionit pranverë 2018 të LV. “Çfarë bekimi! Wow! Një moment kaq i pabesueshëm! Jo vetëm për shfaqjen time të parë në Louis Vuitton, por edhe që bëra histori si vajza e parë afro-amerikane në LV?!”, ka shkruar Furman. Ajo më pas ka thënë se do të ishte kënaqësi sikur më shumë vajza me ngjyrë të hipnin në pista të tilla të sfilatave.

SHKARKO APP