Fushat përfshin edhe Kombëtaren e futbollit, një tjetër lojtar i bashkohet Ramës në Shkodërë
Pas Armando Sadikut, fushatës elektorale të Partisë Socialiste i është bashkuar edhe Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i klubit të Napolit shfaqet në një video të postuar nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, duke deklaruar se vota e tij do shkojë për Edi Ramën.
“Përshëndetje unë jam Elseid Hysaj, lojtar i Kombëtares shqiptare. Në datën 25 qershor unë do të votoj për Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushën. Për Shqipërinë që duam dhe Shkodrën që duam.” – u shpreh Hysaj në video.
Kësaj videoje, Ditmir Bushati i bashkangjit shkrimin: “Kampionët votojnë numrin 2 në 25 qershor”.