Fushata e FRD – Topi: Ditën e zgjedhjeve instalohet korrupsioni politik

Kryetari i Frymës së re Demokratike Bamir Topi ka çelur fushatën në qytetin e Elbasanit. Në fjalën drejtuar mbështetësve, ai tha se me marrëveshjen Rama-Basha në Shqipëri po instalohet korrupsioni politik dhe vjedhja e votës. Ai ironizoi me fushatën e dy partive duke theksuar se po bëjnë estradë më premtime boshe.

Topi: Korrupsioni në Shqipëri fillon ditën e zgjedhjeve. Është korrupsioni politik që ngre ngrehinën më të rëndësishme që është parlamenti mbi bazën e korrupsionit, vjedhjes së votës.

Topi iu drejtoi një thirrje qytetarëve elbasanas që më 25 qershor të votojnë për një model të ri, atë që përfaqëson FRD.

Topi: Duke i bërë thirrje familjeve të Elbasanit ta orjentojnë votën e tyre për të provuar një model tjetër.

Gjatë takimit në Elbasan, Topi prezantoi para mbështetësve edhe kandidatët e FRD-së në këtë qark.

SHKARKO APP