Fushata ndryshe e Niko Peleshit
Kandidati i PS-së për në qarkun e Korçës, Niko Peleshi ka zgjedhur që të mos bëj fushatë me fjalime dhe premtimet e zakonshëme në proceset zgjedhore.
Sot, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ish-zv/kryeministri ka prezantuar një rubrikë të përditshme që u dedikohet njerëzve të zakonshëm në Shqipëri.
“Nga sot në rubrikën #NjerezQeTakojCdoDite do të mundohem të zbuloj ditë pas dite madhështinë e njerëzve të zakonshëm, që secili prej nesh i takon cdo ditë. Larg zhurmës dhe tamtamit të medias e politikës, ata jetojnë jetën me gëzimet, hidhërimet, dështimet e sukseset që në forma dhe përmasa të ndryshme i gjen në jetën e çdo njeriu. Këto copëza formojnë qytetin, shoqërine, vendin”,- shkruan Niko Peleshi në faqen e tij në Facebook.