Fushata në Shkodër – Bushati: Votoni PS dhe jo partitë bamirëse

Kosmaçi në Bashkinë Vau Dejës ka qenë destinacioni i radhës për ministrin Bushati. Pasi ka vizituar disa ekonomi bujqësore, ai u ndal tek një premtim i cili me zotimin e tij dhe partisë që përfaqëson do përmbushet brenda këtij mandati të dytë. Një pikë frigoriferike për grumbullimin e produkteve bujqësore, për t’ju gjendur në krah sakrificave dhe punës së njërëzve për tua bërë jetën më të lehtë.

Ditmir Bushati: “Bashkë me sipërmarrës të tjerë me mbështetje nga shteti ne do të bëjmë të mundur që pika e grumbullimit të ngrihet dhe ky është zotimi im si minister”.

Bushati nga Vau Dejës u bëri apel shkodranëve të zgjedhin të vetmen alternativë atë të Partisë Socialiste. Jo te partive bamirëse as partive pa përfaqësues. Kandidatët qe mbështesin Ramën janë në Partinë Socialiste deklaroi Bushati.

Ditmir Bushati: “Në datën 25 ka vetëm një zgjedhje për në dhe kjo është vetëm Partia Socialiste, Edi Rama dhe numri 2. Nuk kemi nevojë me dëgjuar parti tjera që vijnë me forma nga më të ndryshmet për të penetruar. E kemi parë deri në fund të ditës që çfarë kanë bërë për banorët e kësaj zone apo çfarë kanë bërë për vende të tjera. Bamirësit janë nëpër fondacione bamirësie”.

Në këtë takim u prezantuan kandidatët e zonës Majlinda Laçej dhe Alfons Babani.

SHKARKO APP