Fushata në Vlorë, Gjiknuri fton qytetarët në mitingun përmbyllës
Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri së bashku me kandidatet për deputete Vilma Bello, Elona Hodaj dhe kryetarin e Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj kanë vijuar me shpalosjen e programit elektoral me banorë të rajonit nr.5.
Gjatë bashkëbisedimit, Gjiknuri gjeti rastin të ftojë qytetarët t’i bashkohen takimit elektoral përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili zhvillohet ditën e premte më 23 Qershor, ora 19:00 në Lungomare.
Damian Gjiknuri: “Të premten është mitingu përmbyllës i gjithë Shqipërisë. Jeni të ftuar personalisht nga unë në orën 19:00 tek Lungomare. Çfarë keni miq, shokë janë të mirëpritur. Ka simbolikën e saj sepse mbyllet në të gjithë Shqipërinë, mbyllet në Vlorë dhe për të dhënë mesazhin që Vlora është në vëmendjen tonë për 4-vjeçarin e ardhshëm, vëmendje të veçantë të Kryeministrit.”
Sipas Gjiknurit, prezenca e Kryeministrit Edi Rama në këtë miting përmbyllës i cili do të jetë i fundit në rang vendi, tregon për rëndësinë që kreu i Partisë Socialiste i jep Vlorës dhe të ardhmes së saj.