Fushata në Vlorë, Gjiknuri: Rama mban premtimet

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi takime me banorët në fshatrat Kuç, Kallaratë dhe Çoraj ku prezantoi edhe kandidatin për deputet Vullnet Sinaj.

Sipas Gjiknurit, investimet që janë bërë në këtë zonë nuk janë bërë as në 25 vite bashkë dhe kjo do tregon se kryeministri Rama i mban premtimet.

Gjiknuri: Ato gjëra që janë bërë këtu për krahinën, nuk janë bërë asnjëherë në këto 25 vjet. Këtu jemi të gjithë dëshmitarë apo jo. Nuk kemi pse të sofistikojmë të folurën, mjafton që njeriu të kthejë kokën prapa dhe ta peshojë çfarë kanë bërë të tjerët më parë për këtë krahinë dhe çfarë ka bërë Kryeministri Edi Rama. Premtimin e madh që dha, e mbajti fjalën. Premtoi që do ta fillojë nga gjëja më e madhe që është Rruga e Lumit sepse ajo është rruga që kjo krahinë e ka kërkuar gati një shekull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, gjithçka vjen nga reformat shtetndërtuese të cilat Partia Socialiste i ka pjesë të filofozisë dhe programit të saj qeverisës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjiknuri kërkoi votën për PS për ti dhënë asaj mundësinë të ketë drejtimin e timonit që do të cojë vendin përpara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?