Fushata në Vlorë – Transformim komunave, Gjiknuri: Investimet do prekin edhe Llakatundin
Fshati Llakatund i njësisë administrative të Shushicës ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të qarkut të Vlorës për PS-në, Damian Gjiknuri. Kjo zonë shumë shpejt, tha Gjiknuri, do të transformohet falë investimeve të qeverisë Rama.
Kryesuesi i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, iu premtoi banorëve të Llakatundit se pas 25 qershorit investimet e qeverisë do të prekin edhe këtë zonë.
Gjiknuri: “Edhe fshati juaj dhe gjithë komuna do të transformohet. Siç bëmë rrugën e Risilisë, ndërhyrjet në sistemin energjitik. Vlora do të vazhdojë të thithë investime nëse Partia Socialiste do të ketë drejtimin e vetëm të qeverisë dhe prandaj duam që ti çojmë punët përpara”.
Gjiknuri pranoi se fshati ka probleme të mëdha por ato duhet të zgjidhen gradualisht.
Me pak durim dhe me njerëzit e duhur, pak nga pak gjërat do të realizohen, tha ai.