Fushata – Pezullohen dy drejtorë spitalesh, ai i Librazhdit dhe i Tepelenës
Dy drejtorë spitalesh janë pezulluar nga detyra me urdhër të ministrit të Shëndetësisë për përfshirje në fushatë elektorale.
Në njoftimin për shtyp thuhet se pezullimi i tyre është bërë në zbatim të VKM-së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale.
Janë pezulluar Drejtori i Shërbimit Spitalor Librazhd; Drejtori i Shërbimit Spitalor Tepelenë dhe Kryeinfermieri i Shërbimit Spitalor, Kolonjë.
Ministria e Shëndetësisë sjell në vëmendjen e gjithë administratës VKM-n nr. 473, datë 01.06.2017 duke rikujtuar se monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor.