Fushata – Pezullohet Drejtoresha e Arsimit Vlorë, akuza edhe për Plarent Ndrecën

Albana Hodaj

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të Drejtores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë, Albana Hodaj.

Sipas njoftimit të ministrisë së Arsimit, “Pezullimi i drejtueses së DAR Vlorë ka ardhur si pasojë e kundërshtimit për të zbatuar veprimtarinë dhe përgjegjësitë institucionalë të titullarit të Institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

“Sjellja dhe veprimet e znj. Hodaj, përveç se në shkelje të plotë të etikës institucionale, janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet ligjore dhe përgjegjësitë e detyrave të nëpunësve të administratës publike, të shfaqura jo vetëm në këtë takim pune të titullarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por edhe në drejtori të tjera rajonale të arsimit është konstatuara  janë të imponuara nëpërmjet presionit të ushtuar mbi  ta nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit z. Plarent Ndreca”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë denoncimeve të përcjella nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Sportit pranë organeve të prokurorisë në rrethe, në përputhje me masat e përcaktuara në Vendimin Nr. 473, datë 01.06.2017, sipërcituar, Sekretari i Përgjithshëm jo vetëm që nuk ka qene bashkëpunues në këtë proces, por vijon të pengojë duke ushtruar presion konstant në administratën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

SHKARKO APP