Fustani i Marilyn Monroe, në ankand

Adhuruesit e Marilyn Monroe, Princeshës Diana, Star Trekut dhe Marlon Brandos, do të kenë që të gjithë mundësinë të shtien në duar copëza të historisë së Hollivudit.
Shtëpia e ankandeve “Julien’s” në Beverli Hills, në Kaliforni, do të organizojë në fund të qershorit ankandin e saj të përvitshëm hollivudian dhe, në mesin e objekteve më të rëndësishme të këtij eventi është edhe një fustan i veshur nga Marilyn, gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit.
Në tryezën e ankandit do të jenë edhe copa tortash nga disa martesa mbretërore.
“Fustani i Marilynit është pika jonë e fortë, e kemi edhe në kopertinën e katalogut; vlerësohet diku te 300 apo 500 mijë dollarë”, tha Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i “Julien’s Auctions”.
Fustanin prej tyli, legjenda e ekranit e kishte mbajtur veshur gjatë xhirimit të “Something’s Got to Give”, film që e bëri në 1962-shin, por që nuk u përfundua kurrë siç duhej, për shkak të vdekjes së parakohshme të saj.
“Ky fustan ka një domethënie të veçantë; Marilyn e veshi gjatë filmit të saj të fundit, ky ishte fustani i fundit, që ajo mbajti në trup gjatë karrierës së saj. Përpos kësaj, fotoja e Marilynit me këtë fustan, ishte ajo që mbushi të gjitha gazetat kombëtare, kur njoftuan lajmin e vdekjes së saj tragjike gushtin e vitit 1962. Është një veshje e bukur, e derdhur, prej tyli dhe me motive lulesh. Mund të vishet fare mirë edhe sot, është klasik dhe i ruajtur me aq kujdes, sa duket si i ri”, tha Nolan.
Ndër objektet e tjera të rralla, për të cilat do të bjerë çekiçi i ankandit do të jenë edhe një fustan “Versace” i veshur nga Princesha Diana, ndërsa copat e tortave nga martesat e Princeshës Ana, Princit Andreë, ato nga të dyja dasmat e Charlesit, si dhe e fundit, ceremonia e lidhjes në kurorë të Princit Ëilliam dhe Kate Middleton, shoqërohen me paralajmërimin se nuk janë për t’u ngrënë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?