Fustani magjik i nusërisë së Princeshë Elia Zogu (FOTO)

Përfaqësuesit e lartë të të gjitha komuniteteve fetare kanë bekuar çiftin dhe pas celebrimit të bërë nga Erion Veliaj, Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë shkëmbyer unazat. “Ju shpall burrë dhe grua”, tha Veliaj dhe këtë e pasoi puthja në faqe e Princit për Elian. Nga emocionet, u pa se Princit iu deshën disa sekonda kohë për t’ia vënë unazën në gisht bashkëshortes së tij.

Me fillimin e ceremonisë, është zbuluar më në fund edhe fustani i shumëpërfolur i nusërisë. I krijuar nga stilistja Blerina Kllokoqi Rugova, fustani në ngjyrë panna është punuar me gurë në pjesën e bustit dhe atë fundore. Ndërsa ecte drejt altarit, dallohej bishti i gjatë.

 

SHKARKO APP