Futbollisti i Lokeren, atak kardiak në fushë

Moment dramatike në futbollin belg. Një futbollist i ekipit të dytë të Lokeren  ka pësuar atak kardiak gjatë një sfide miqësore me Genk. Futbollisti 24-vjeçar i Gregori Mertens është shembur në fushë pas 20 minutash lojë. Ndihma mjekësore ka qenë e menjëhershme dhe futbollisti është transportua në spitalin e Genk, ku është në gjendje kritike. Gregori Mertens është në koma farmakologjike. Klubi i Lokeren  në një komunikatë ka bërë të ditur se është pranë familjes së futbollistit dhe se shpreson një në përmirësimin e gjendjes së tij.

SHKARKO APP