Gabimet në sistem, Tatimet falin gjobat

Tatimet do të falin gjobat që iu janë vënë padrejtësisht biznesit nga gabimet në sistem. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka orientuar drejtoritë rajonale që të verifikojnë rast pas rasti cdo subjekt. Në rast se gjobat në fjalë janë paguar nga tatimpaguesi, atëherë ato do të dalin si tepricë kreditore dhe do të mund të përdoret për të shlyer detyrime të tjera.

Ndryshimet e shpeshta me të cilat përball biznesi në fillim të këtij viti në raport me deklarimet tatimore, si dhe bërja efektive e sistemit të ri u shoqërua me gjoba jo për faj të kompanive. Kjo ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimore të urdhërohjë të gjitha drejtoritë në rrethe që të evidentojnë këto subjekte dhe të zerojnë gjobat, që arrijnë vlerën e 10 mijë lekëvë në muaj.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur për televizionin Ora News se “Pas shqetësimit të drejtë të tatimpaguesve, në zbatim të ligjit për procedurat tatimore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka orientuar Drejtoritë Rajonale që të verifikojnë rast pas rasti cdo biznes që është penalizuar pa të drejtë. Këto raste kanë të bëjnë me faktin që tatimpaguesit janë regjistruar për një lloj tatimi në sistem dhe nuk janë njoftuar nga administrata për këtë regjistrim”

Për këto raste, gjobat do të falen dhe nëse ato janë paguar nga subjekti, ai do të dalë si tepricë kreditore dhe mund të përdoret nga tatimpaguesi për të shlyer detyrimet e tjera.

Burimet e mësipërme bëjnë të ditur se mbyllja e të gjithë procesit të verifikimit të këtyre subjekteve pritet të mbyllet brenda pak ditësh, përfshi këtu Tiranën si një ndër qytetet me numrin më të madh të bizneseve.

SHKARKO APP