Gabimet pas lyerjes së flokëve, ja si përgjigjen ekspertët

Një prej pyetjeve më të shpeshta që merr gjithmonë përgjigje të ndryshme është larja e flokëve pas lyerjes. A mund t’i laj menjëherë pas lyerjes? Pse duhet të pres për t’i larë? Sa duhet të pres? Janë disa nga pyetjet që, me siguri, i ke dëgjuar vazhdimisht dhe nuk ke marrë një përgjigje të saktë.

A mund t’i laj flokët menjëherë pas lyerjes?

Është një pyetje që ka opinione të ndryshme. Përgjigjja më e mirë do të ishte PO, mund t’i lash flokët pas lyerjes, por në shumë raste nuk duhet ta bësh. Duhet të presësh.

Mund të tingëllojë si një përgjgje e paqartë, por merr kuptim me një argument. Sipas ekspertëve, që të marrin ngjyrën që ke dashur, flokët kanë nevojë të përshtaten për disa orë me bojën, në mënyrë që edhe kutikulat të ngjyrosen. Kështu, sipas këtij shpjegimi, nëse i lan flokët menjëherë pasi i ke lyer, nuk është e garantuar që ngjyra do të jetë ajo që doje.

“Pasi i ke lyer flokët, duhet të presësh të paktën 72 orë nga larja e parë pas bojës”-thotë Eva Scrivo, hairstylist në New York. “Duhen plot tri ditë që kutikulat të lyhen plotësisht, sepse kjo e bën edhe ngjyrën më rezistente”.

Kështu, pas bojës, larja e parë duhet aplikuar pas tri ditësh.

SHKARKO APP