Gabimet që vrasin seksin

Pasioni më lehtë lind dhe me vështirë ruhet. Seksologët mendojnë se ka disa arsye që e vrasin atë. Ata rëndisin gjashtë arsye si më kryesoret:

1. Anashkalimi i përkëdhelieve dhe puthjeve.Problemi është se me kalimin e kohës të tilla “hyrje” në një marrëdhënie anashkalohen gjithnjë e më shumë. Por kjo, sipas psikologeve dhe seksologeve është e gabuar, pasi ato janë një pjesë e rëndësishme dhe esenciale e aktit seksual.

2. Mungesa e vëmendjes ndaj kënaqësisë së partnerit. Nëse akti vjen dhe shndërrohet në një seri gjestesh mekanike, në këtë rast duhet që realisht të vihemi në alarm.

3. Të folurit shumë për seksin. Këshillohet që të mos tejkalohet masa në këto raste. Sigurisht që është mirë të ruajmë dhe zhvillojmë dialogë pa tabu, por ka disa gjëra që nuk mund të shpjegohen me fjalë dhe përgjithësisht ato sqarohen nën çarçaf.

4. Shpërqendrimi. Të shikuarit gjetke, të menduarit e një tjetër gjëje që nuk ka lidhje marrëdhënien, është gjithashtu e dëmshme. Ruajtja e kontaktit, qoftë edhe vetëm me sy është gjithashtu një këshillë shumë e rëndësishme.

5. Të bërtiturat. Është fjala për monologë që nuk eksitojnë kërkënd, përkundrazi, e bëjnë aktin të bezdisem.

6. Paralelizimi me ish-in. Kjo është një tjetër arsye që e vret marrëdhënien. Nëse ke një ish, sigurisht që ka pasur një arsye, por e rëndësishme është që të fokusohesh në të tashmen.

SHKARKO APP