Gabimi i jetës! Donte të shkonte tek gruaja në shtëpi, por përfundon në anën tjetër të botës
Një financier i ri është protagonist i një Odiseje të pazakontë për shkak të lodhjes së tij dhe një gabimi.
Britaniku Samuel Jankoësky, kishte pasur një sërë takime pune në Gjermani dhe donte të kthehej në shtëpinë e tij në Basildon të Essex në Angli, për të përqafuar bashkëshorten e tij Monique, shtatë muajshe shtatzënë.
Në shtëpi e prisnin edhe dy fëmijët e tij 1 dhe 6 vjeç, por e gjeti veten në anën tjetër të botës, në Las Vegas, pasi hipi në avionin e gabuar.
I bindur se kishte marrë avionin për në Stansted e zuri gjumi, por pas një ore zbuloi se avioni nuk ishte drejtuar për në Britaninë e Madhe.
Me mbërritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1 korrik, ai thotë se u trajtua si kriminel i rrezikshëm, duke u kontrolluar imtësisht, ndërsa u mbyll në qeli deri në momentin e kthimit, shkruan noa.al.
Personeli i kompanisë ajrore “Euroëings”, e cila kontrolloi tre herë biletën e tij nuk e kuptoi gabimin, kështu që Samuel vuri kufjet në vesh dhe fjeti.
“Kur hipa në avion m’u duk shumë më i madh për një udhëtim kaq të shkurtër, por nuk u shqetësova”, tregon ai.
Ndërkohë e shoqja Monique bëri ankesë ndaj personelit të kompanisë për paaftësi.