Gafa e profesorit që kandidon për PD në Shkodër, citon Migjenin por e ngatërron me Qemal Stafën (Video)

Gafat e kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkie janë të njohura në Shqipëri dhe sigurisht mbahen mend gjatë. Një të tillë e ka bërë edhe kryesuesi i listës së Bashës në Shkodër, profesor Romeo Gurakuqi.

Në mitingun përmbyllës elektoral Gurakuqi ka cituar disa vargje të Qemal Stafës por ia ka atribuuar Migjenit.

“Sot…është më e vertetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh, e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikollës, Migjenit. ‘E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon mbi germadhat e republikës së informalizuar’”, citoi Gurakuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, fjalët i takojnë hartimit të Qemal Stafës, që i shkroi fare i ri në moshën 15-vjeçare, mbi një temë nxjerrë nga Shileri. Hartimi u shkrua në vitin 1935, kur Qemali ishte nxënës në gjimnazin shtetëror të Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?